Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Nedim Bajrami “i përjashtuar” nga Rejnxhërs, Krasniqi gjen golin e parë në Poloni
                            Adriatik BALLA Mesfushori kuqezi, Nedim Bajrami, po përjeton stres te Gllasgou Rejnxhërs. Pasi u la jashtë dueleve në Europë dhe më pas kampionat, tashmë nuk është përfshirë as në skuadrën e gatshme për Kupën e Ligës. Rejnxhërs do të luajë ndaj Sëlltikut, ndërsa ky takim përcakton se cila prej skuadrave shkon në finale. Trajneri i ri Dani Rohl, jep sinjale të qarta si paraardhësi, duke e lënë jashtë Bajramin që shfaqet si çështje te Rejnxhërs. Shqiptari, në fakt, është ndër të preferuarit e trajnerit Silvinjo. Askush nuk numëron më tepër paraqitje me fanellën kuqezi nën urdhrat e trajnerit brazilian. Vetëm Kristjan Asllani me 29 paraqitje ndodhet në të njëjtën shifër. Paraqitja e Legjionarëve Jemi futur në muajin vendimtar për ekipin Kombëtar, që do të luajë...