Çmimet në qiell/ Për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite

Çmimet në qiell/ Për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite

Për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite. Me treguesin që ndryshon në varësi të të ardhurave të individëve, koha mesatare e nevojshme për pasjen e një strehe është rritur me 2 vite e gjysmë krahasuar me 2024-n sipas Numbeo, platforma ndërkombëtare e të dhënave krahasuese. Kjo për shkak të vijimit të shtrenjtimit të çmimeve të pasurive të patundshme nga njëra anë dhe inflacionit që gërryen të ardhurat e shqiptarëve nga tjetra. “Nuk kemi njohur as rënie të kërkesave dhe as rënie të çmimeve”, tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA. Koha mesatare për blerjen e një apartamenti në raport me të ardhurat në Tiranë është më e gjata në Rajon. Një malazezi në Pogdoricë i duhen vetë 11.3 vite për të...