Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Veliaj mbetet kryetar bashkie/ Reagon Nuri: Duken qartë krisjet brenda mazhorancës
                            Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franci Nuri, komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Nurit, vendimi është gjithëpërfshirës dhe i detyrueshëm, duke krijuar një precedent të qartë: një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet për mungesë në detyrë, por vetëm për shkelje të rënda të ligjit, siç parashikon Neni 115 i Kushtetutës. Ai theksoi gjithashtu se Veliaj nuk iu garantua procesi i rregullt ligjor nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria, çka e bëri të pavlefshme VKM-në për shkarkimin e tij.“Ky vendim pranon plotësisht kërkesën e ankuesit dhe shfuqizon VKM-në e qeverisë, si dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë”, tha Nuri. Ai shtoi se, në situatën aktuale, Veliaj mbetet kryetar bashkie,...