“Unë nuk përdor hierarki”, trajneri shpjegon pse la në stol Asllanin: Luan ai që më duket më mirë

“Unë nuk përdor hierarki”, trajneri shpjegon pse la në stol Asllanin: Luan ai që më duket më mirë

Kristjan Asllani është ulur në stol në dy ndeshjet e fundit të Torinos. Trajneri ka preferuar Iliçin nga minuta e parë. Kjo zgjedhje ka ngjallur kureshtje te gazetarët, të cilët kanë kërkuar nga Baroni arsyen që fshihet pas këtij mendimi. Trajneri i Torinos ka thënë për mediat pas ndeshjes së djeshme se me të luan ai lojtar që shfaqet më mirë në stërvitje dhe në fushën e lojës. Në fund ka theksuar se sezoni kërkon një numër të zgjeruar futbollistësh, jo vetëm një formacion fiks. “Unë nuk përdor sistemin e hierarkisë. Është një formë respekti kundrejt të gjithë lojtarëve. Cilido që e shoh më mirë, luan. Iliçi luajti dy ndeshje të mira, ashtu si Asllani, i cili është i fortë dhe ne e donim. Ai...