Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Reagon Florjan Binaj: Tirana ka nevojë për ndryshim. Rrugëtimi ynë vazhdon!
                            Florjan Binaj, ka reaguar pasditen e sotme, 3 nëntor 2025, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Binaj shkruan se Tirana ka nevojë për ndryshim, ndaj dhe ai do të vijojë kandidaturën e tij për këtë bashki, pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet. Më tej, Binaj cilëson se ai nuk hyn në garë për pushtet, por si një përpjekje për ndryshimin pozitiv të kryeqytetit. “Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë. Kjo...