Lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyrojë Gjykata e Strasburgut

Lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyrojë Gjykata e Strasburgut

SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet mbetet në fuqi, duke lënë të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë në detyrë deri në qershor 2027. Në këto kushte, a mund ta drejtojë ai Bashkinë e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit? Ligjvënësi ka parashikuar në Kodin e Procedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese, e cila përdoret vetëm kur të gjitha masat e tjera konsiderohen të paaplikueshme. GJKKO duhet të ndryshojë masën e sigurimit për disa arsye juridike: 1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar rrethana të reja ligjore dhe...