Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            E mbani mend Alex Oxlade-Chamberlain? Ish-mesfushori rikthehet tek Arsenal, arsyeja është befasuese
                            3 Nëntor 2025 19:50 Telesport Alex Oxlade-Chamberlain është rikthyer tek Arsenal, por këtë herë vetëm për t’u stërvitur, sipas asaj që raporton ESPN. Ish-mesfushori i “Topçinjve” ka mbetur pa ekip, pas largimit nga Besiktas, gjatë verës së fundit. Duke qenë lojtar i lirë, Chamberlain ka filluar të stërvitet me ekipin U-21 të Arsenalit, me qëllim për të gjetur formën e duhur, me shpresën për të gjetur një ekip të ri sa më shpejt. Kur ishte pjesë e Arsenalit për plot 6 sezone, Chamberlain konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të kohës dhe pritej të kishte një karrierë të madhe, por nuk ndodhi aspak ashtu. Më pas erdhi transferimi te Liverpool, ku nuk është se shkëlqeu. Pas aventurës në “Anfield”, u transferua te Besiktas,...