Elbasani në vendin e parë, barazim në Dinamo – Teuta

Elbasani në vendin e parë, barazim në Dinamo – Teuta

Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 10-të të Superiores, duke mposhtur minimalisht Flamurtarin në transfertë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me vetëm dy raste të pastra për shënim nga Ramirez dhe Diallo. Në fraksionin e dytë, një goditje nga këndi u shfrytëzua më së miri nga Lajthia, që me kokë shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Flamurtari tentoi disa herë të barazojë, por portieri Janaçek u tregua vendimtar me pritjet e tij. Në minutën e 84-t, një penallti fillimisht e akorduar për vlonjatët u anulua pas verifikimit në VAR. Me këtë sukses, Elbasani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund të renditjes me pesë pikë. Në ndeshjen tjetër, Dinamo dhe Teuta u...