Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Abissnet Superiore/ Ilir Daja shpallet trajneri më i mirë i muajit tetor
                            Tekniku i Dinamo City, Ilir Daja, është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF. Trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate shumë të mira me skuadrën e Dinamo City, duke arritur tre fitore gjatë tetorit ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, si dhe një barazim ndaj Egnatias. Falë këtyre rezultateve, Dinamo City ka shkurtuar diferencën me kreun e renditjes, duke u afruar vetëm dy pikë pas Vllaznisë, që mban vendin e parë. Trofeu për trajnerin më të mirë të muajit tetor iu dorëzua Ilir Dajës nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, para ndeshjes Dinamo City – Teuta, që po zhvillohet aktualisht në stadiumin “Elbasan Arena”.