Burimi: 
								ntv.al
								
							
                                    Foto © ntv.al                                
                            Berisha njofton vendimin e Kryesisë: Do bëjmë betejë në çdo terren
                            Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse opozita do të ketë një qëndrim për të përshkallëzuar aksionin në Parlament apo jo. Në përgjigje, Berisha deklaroi se grupi parlamentar ka patur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta. Lideri i opozitës nënvizoi se grupi sot vendosi që të vazhdojë betejën e fuqishme në parlament. Pyetje: Në mbledhjen e grupit ditën e premte, pjesa më e madhe e grupit parlamentar nuk ka artikuluar përshkallëzim të aksionit brenda parlamentit. A ka pasur kryesia një qëndrim për ta përshkallëzuar aksionin në parlament? Sali Berisha: Po, grupi ka pasur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta në parlament. Pa diskutim. Grupi vendosi që të vazhdojmë betejën fuqishëm në parlament. Ne kemi eksperiencë të jashtëzakonshme për parlamentin. A do rikthehen ato...