Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            I pyetur për 21 janarin, Berisha gënjen përsëri duke sulmuar Carlo Bollinon. Një insistim që hap skenarë të tjerë me Rumin e Shijakut
                            Kishte të drejtë Giulio Andreotti kur thoshte se pushteti gërryen ata që nuk e kanë. Pas katër mandateve në opozitë, Sali Berisha duket i konsumuar nga koha dhe nga mllefi. Ai që dikur i lodhte të tjerët me pushtetin e tij, sot është i konsumuar mendërisht pikërisht nga mungesa e tij. Këto kohët e fundit, ato shpifje që ja vinte në gojë Flamur Nokës, Këlliçit e atyre pak besnikëve që i kanë mbetur për t’i përsëritur si papagaj, tani po i reciton vetë. Vetë autor dhe vetë aktor! Duke dalë nga ambientet e SPAK-ut, ku çdo dy javë paraqitet me detyrim sepse është marrë i pandehur për korrupsion, sot Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me masakrën e 21 janarit. Por në vend që t’u përgjigjej pyetjeve mbi urdhrat që ka dhënë ai vetë si...