Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar ambasador në Zvicër. Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave. Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.