Çfarë ndodhi? Arrestohet ish-punonjësi i Gardës së Republikës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Çfarë ndodhi? Arrestohet ish-punonjësi i Gardës së Republikës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione pubike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1 paragrafi 4 dhe neni 25 të Kodit Penal dhe konkretisht; ➡️ Masa e sigurisë “Arrest në burg” parashikuar në nenin 238 të Kodit të Pr. Penale ndaj Z. M., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficer pranë Gardës së Republikës me gradën Komisar. ➡️Masa e sigurisë “Detyrim për tu...