“Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

“Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur në lidhje me Vllazninë kryesuese, Starova ka treguar pikën e fortë të shkodranëve, por njëkohësisht edhe pikën e fortë të skuadrës së Martinit. “Vllaznia është për t’u përgëzuar, padiskutim. Në ndryshim nga viti i kaluar vihet re mungesa e Partizanit. Nëse më parë ishte në vendet e para, këtë vit Partizani është në vendet e fundit. Sa i përket Vllaznisë, ka shumë për të përgëzuar, por edhe gjëra ku mund të punohet. Përshembull unë kam parë që dy ekipet e tjera si Dinamo apo Egnatia kanë përdorim më të mirë topi se Vllaznia. Një ekip që duhet të dali kampion si Vllaznia duhet të ketë përdorim më të mirë topi. Zakonisht...