Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta
3 Nëntor 2025 16:46 Telesport Fitorja në derbi 0-3 ndaj Partizanit, u duk sikur do të ishte pika e kthesës për Tiranën, por jo. Në 10 javë, Tirana numëron vetëm një fitore, pikërisht atë në derbi dhe 3 barazime. Sot, bardheblutë janë mundur 0-2 nga Bylis në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Kjo ishte ndeshja e parë për Ardian Nuhiun në krye të bardhebluve, i cili u emërua pas shkarkimit të Roberto Bordin. Përsa i përket takimit të sotëm, Bylis gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Arlis Përgjoni, i cili përfitoi nga një gafë e Dembele në zonë dhe mposhti pa probleme Tafas. Goli që do të vuloste fitoren e Bylis u shënua në...