Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U kapën duke furnizuar kanabisin me energji, gjykata merr vendimin për tre punonjësit e OSHEE
Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”. Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe, Gëzim Hoxha është liruar me urdhër të prokurorisë vetëm pak orë pas arrestimit. Tre të tjerët, shtetasit Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj u liruan teksa dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë. Pas seancës, gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për tre punonjësit e OSHEE duke bërë praktikisht edhe lirimin e tyre nga paraburgimi. Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” por...