Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksion në Tiranë/ Ndëshkohen shoferët që pengojnë transportin publik
Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar këtë të hënë një aksion për lirimin e korsive të autobusëve të zëna nga automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrolleve në disa zona të kryeqytetit, mjetet që pengonin qarkullimin e transportit publik janë larguar me karrotrec. Sipas autoriteteve, ky aksion synon përmirësimin e qarkullimit në Tiranë, rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e vonesave në transportin publik.