Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

Gjykata Kushtetuese do të vendosë në orën 17:00 për fatin e Erion Veliajt. Në një njoftim për mediat, Kushtetuesja bën me dije se komunikimi do të bëhet nga kryetarja e kësaj gjykate Holta Zaçaj. Erion Veliaj, i cili ndodhet që prej muajit shkurt në paraburgimin e Durrësit, ankimoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e Begajt për zgjedhje të parakohshme. Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese: Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen  e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me...