Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ankimimi për shkarkimin, Kushtetuesja shpall sot në 17:00 vendimin për Erion Veliajn
Gjykata Kushtetuese njofton zyrtarisht se sot, në orën 17:00, Kryetarja e Gjykatës, znj. Holta Zaçaj, do të zhvillojë një komunikim me gazetarët në ambientet e Gjykatës. Ky komunikim do të jepet lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës për çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025, ‘Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj’, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”; Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të...