Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“La Sylphide” premierë në TKOB, shfaqja ngjitet në skenë sonte në mbrëmje
Magjia e epokës romantike rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me premierën “La Sylphide”. Një nga veprat më të dashura të repertorit botëror, që sjell në qendër përplasjen mes reales dhe të mbinatyrshmes, mes dashurisë tokësore dhe ëndrrës ajrore. Në qendër të historisë është James, një i ri që zgjohet nga një puthje e lehtë, për t’u përballur me Sylphide-n, krijesën e ajrit që e thërret drejt botës së saj të padukshme. Midis reales dhe të mbinatyrshmes, James gjendet i ndarë mes dashurisë tokësore dhe tundimit qiellor që mishëron Sylphide. Kjo vepër sjell në skenë një prodhim të plotë arti, ku trupa e baletit dhe Orkestra Simfonike ndërthuren në një spektakël plot emocione. “La Sylphide” është një përballje mes ëndrrës dhe...