Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Si është raporti sot mes Beniadës, Jorit dhe Heidit?
Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit e saj një anë më personale të marrëdhënieve që ka me dy mikeshat e saj, Jori Delin dhe Heidi Baçin. Përmes një pyetjeje në “Instagram Story”, ku ajo ftonte ndjekësit të bënin pyetje e kuriozitete, një prej tyre e pyeti: “Çfarë marrëdhënie ke me Jorin dhe Heidin?” Modelja u përgjigj me sinqeritet, duke treguar se me Jorin e lidh një miqësi shumëvjeçare, e bazuar në mirëkuptim dhe afërsi shpirtërore. “Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë,”- shkroi ajo, duke treguar se lidhja mes tyre nuk ndikohet nga distanca apo...