Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vijon prej orësh mbledhja e Kushtetueses, pritet vendim për Veliajn
Trupa e gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese vijon prej disa orësh mbledhjen për çështjen e kryetarit të shkarkuar të Tiranës Erion Veliaj. Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se pas orës 5 të pasdites Kushtetuesja pritet të dalë me një vendim. Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema mësoi se gjatë fundjavës trupa e Gjykatës Kushtetuese është angazhuar për të shqyrtuar gjithçka është thënë në seancën 7 orëshe të së premtes, ku gjykata dëgjoi ish-kryebashkiakun Erion Veliaj dhe palët në proces, qeverinë dhe presidencës. Gazetarja Enkelejda Mema tregoi se në varësi të vendimmarrjes së sotme të GJ, në tre skenarë të mundshëm, data më e mundshme dhe e fundit për zgjedhjet e Tiranës pritet të jetë pranvera e 2026. “Duke parashikuar të tri skenarët: në rastin e parë Gjykata Kushtetuese e gjen të drejtë shkarkimin, pritet që data për zgjedhjet vendore për...