“Askush nuk është mbi ligjin”/ Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Koçiu dhe Proda në Farkë: Kujdes me dokumentet e…

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Koçiu dhe Proda në Farkë: Kujdes me dokumentet e…

Ata që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi. Është ky paralajmërimi i dhënë nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë inspektimit në Farkë të aksionit për bllokimin e disa objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes. Ajo theksoi se ky operacion është pjesë e një procesi që ka nisur prej muajsh për lirimin e hapësirave publike, teksa paralajmëroi se do të pasohet nga një aksion kombëtar kundër ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin. Sipas saj, të gjitha masat po zbatohen mbi bazën e paketës së fundit ligjore, e cila forcon mekanizmat e kontrollit të territorit dhe sanksionet ndaj çdo abuzimi. “Dua të theksoj që gjithë ky...