“Location”/ Bie në prangat e policisë 26-vjeçari, i dënuar për transport të paligjshëm të emigrantëve

“Location”/ Bie në prangat e policisë 26-vjeçari, i dënuar për transport të paligjshëm të emigrantëve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Location”, i zhvilluar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve. Si rezultat i administrimit të informacionit operativ në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, u kap K. M., 26 vjeç, në rrugën “Atë Thanasi”. Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në vitin 2020, ai, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, transportoi 19 emigrantë drejt Tiranës, të cilët synonin të shkonin ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian. Materialet procedurale të operacionit janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Njoftimi...