Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
A do të rinovojë Kane me bavarezët? Eberl: Ndihet shumë mirë këtu, do të flasim muajt e ardhshëm
3 Nëntor 2025 12:56 Alfred Lleshi Harry Kane pushoi para sfidës së madhe të Champions League kundër PSG. Sulmuesi anglez e nisi nga stoli fitoren 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, duke hyrë vetëm në gjysmëorën e fundit të lojës bashkë me Luis Díaz dhe Michael Olise; një treshe me vlerë mbi 300 milionë euro, simbol i fuqisë së klubit bavarez. Trajneri Vincent Kompany, me ndeshjen nën kontroll, vendosi ta kursejë yllin e tij. Kane mbeti për të dytën herë radhazi pa shënuar në Bundesliga, një rast i rrallë për dikë që ka realizuar 100 gola në 104 ndeshje me Bayernin. “Ndonjëherë mund të pushojë pak, për ta pasur të freskët në momentet vendimtare, si kundër Dortmundit ose në Champions”, – shpjegoi drejtori sportiv Max Eberl. Pushimi...