Capello është i bindur: Roma do të jetë surpriza e këtij sezoni në Serie A

Capello është i bindur: Roma do të jetë surpriza e këtij sezoni në Serie A

3 Nëntor 2025 13:14 Alfred Lleshi Roma u largua nga “San Siro” me humbjen e tretë në këtë kampionat, pas suksesit 1-0 të Milanit. Ndeshje e vështirë për skuadrën e Gasperinit, që krijoi shumë, por nuk konkretizoi, ndërsa penalltia e humbur nga Dybala rezultoi vendimtare. Megjithatë, Fabio Capello vlerësoi paraqitjen dhe shpirtin luftarak të verdhekuqve: “Roma në vendet e larta rastësisht? Jo, ndaj Milanit tregoi se e meriton. Është skuadër që ka në ADN atë që kërkon Gasperini; vendosmëri, dëshirë dhe sakrificë. Edhe Soulé e Dybala vrapuan, e presuan lart kundërshtarin. Kjo është shenja e futbollit të Gasperinit. Sipas meje, kjo Romë do të jetë surpriza e sezonit”. Megjithatë, Capello bëri edhe një vërejtje taktike: “Gasperini mund të fuste një sulmues më herët. Krijoi shumë...