Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbardhet skema e vjedhjes/ Dy kinezët arrestohen për mashtrim kompjuterik, do vidheshin të dhëna…
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e dy shtetasve kinezë pak ditë më parë në Tiranë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë. Mësohet se Krimi Kibernetik ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shqiptarëve. Sipas burimeve, përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare, shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve. Dy kinezët e arrestuar, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, erdhën në Tiranë një javë më parë për të vijuar aktivitetin kriminal. Ata u akomoduan në një hotel shumë afër qendrës së kryeqytetit, vend ku u gjetën me...