Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
250 gola me Liverpool, reagon Salah: Sezon i vështirë, të rinjtë duan kohë të përshtaten
3 Nëntor 2025 10:45 Telesport Në fund të tunelit të krizës së Liverpool është Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian i hapi rrugën ekipit të “reds” në fitoren kundër Aston Villa me shifrat 2-0, duke realizuar golin e tij të 250-të për klubin. “Ishte shumë e rëndësishme të merrnim fitoren, duke pasur parasysh se kishim pësuar disa humbje në Premier League dhe Champions League”, deklaroi egjiptiani. Më tej, ai shtoi: “Jam i lumtur që tani jemi rikthyer në rrugën e duhur dhe është një nxitje e madhe para ndeshjeve të rëndësishme. Në mesjavë jemi sërish në Champions“. Më pas ai pranoi: “Është një sezon shumë i vështirë për ne sepse kemi disa lojtarë të rinj. Ata janë lojtarë të shkëlqyer, por u duhet kohë për t’u përshtatur”....