Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

3 Nëntor 2025 9:32 Alfred Lleshi Marcelo është rikthyer të luajë pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli, duke marrë pjesë në dy ndeshje të “Kings League” me ekipin e tij, Skull FC, për ta ndihmuar të fitojë. Në ndeshjen e parë kundër Rayo de Barcelona humbi pa shumë polemika. Në ndeshjen ndaj XBuyer Team, Marcelo u zemërua shumë me gjykimin e arbitrit Ángel, që i kujtoi gjykimet e “El Clasico” ndaj Barcelonës. Ai postoi në X një mesazh shoqëruar me video nga ndeshja: “Në BARCELONË gjithmonë ndodh e njëjta gjë prej shumë kohësh…, jemi mësuar. A duhet të them diçka tjetër?” Ky postim ndezi rrjetet sociale, duke marrë reagime pro dhe kundër, me referenca për “Negreira” dhe pretendime për “vjedhje” të Real Madridit. Marcelo i...