Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Interi korr fitore të madhe ndaj Veronës, vendos goli i Zielinskit dhe autogoli i Frese
Adriatik BALLA Interi siguroi një fitore dramatike në transfertë ndaj Veronës, falë një skeme të jashtëzakonshme të Piotr Zielinskit nga një goditje standarde dhe autogolit të Martin Frese, pasi Xhiovane kishte barazuar përkohësisht rezultatin. “Nerazzurrët” vinin nga një fitore 3-0 në mesjavë ndaj Fiorentinës, por me mungesat e Markus Thuram dhe Henrikh Mkhitarian, trajneri riktheu Ange-Joan Boni në formacionin titullar dhe ndryshoi repartin e mesfushës. Nga ana tjetër, Verona vazhdonte pa fitore në këtë sezon, me shumë lojtarë të dëmtuar. Ndeshja nisi fuqishëm, me portierin Montipo që bëri një pritje të shkëlqyer pas vetëm tre minutash, duke devijuar tentativën diagonale të Zielinskit. Lautaro Martinez u ndal nga një ndërhyrje e jashtëzakonshme në vijën e portës nga Viktor Nelson, pasi argjentinasi kishte kaluar në pozicion të...