Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Real Madrid i prish planet Barcelonës, futet në garë për objektivin e madh të katalanasve në sulm
2 Nëntor 2025 21:53 Telesport Mesa duket “El Clasico” këtë sezon nuk do të kemi vetëm në fushë, por edhe në merkato. Në episodin e fundit të “El Chiringuito”, është zbuluar se Real Madrid interesohet për Karl Etta Eyong. Tashmë dihet që sulmuesi kamerunas është objektivi i madh i Barcelonës për verën e ardhshme. Madje, klubi katalanas ka vendosur që tani të paguajë kluazolën e vendosur nga Levante. Megjithatë, gara për sulmuesin e ri kamerunas mund të marrë një drejtim të ri, me interesimin e klubit madrilen. Drejtuesit e Realit e shohin Etta Eyong si zëvendësuesin ideal të Mbappe, pasi Gonzalo Garcia dhe Endrick me shumë mundësi do të huazohen gjatë merkatos së janarit.