Asllani spektaktor në stol, trajneri i Torinos shpjegon arsyen

Asllani spektaktor në stol, trajneri i Torinos shpjegon arsyen

Kristjan Asllani ka humbur vendin e titullarit në radhët e Torinos. Ose të paktën kështu duket në ndeshjet e fundit ku mesfushori shqiptar nuk ka qenë titullar ndaj Bolonjës dhe Pizës. Nëse në sfidën e mesjavës ai luajti pak minuta, sot nuk u aktivizua në duelin kundër Pizës që u mbyll 2-2. Trajneri Marko Baroni ka shpjeguar pas duelit për mediat se pse Iliç ishte përzgjedhur para mesfushorit shqiptar në rreshtimin e ekipit. “Unë nuk përdor sistemin e hierarkisë, është një mënyrë respekti ndaj të gjithë lojtarëve. Kë shoh më mirë, ai luan. Iliç ka bërë dy ndeshje të mira, ashtu si Asllani është i fortë dhe e deshëm vetë. Ai ka ardhur këtu pas tre viteve ku nuk bënte ndeshje radhazi, ndërsa tani ka...