Kartonë të kuq, 5 gola të shënuar dhe përmbysje e madhe. Derbi Besiktas-Fenerbahce dhuron gjithçka (video)

Kartonë të kuq, 5 gola të shënuar dhe përmbysje e madhe. Derbi Besiktas-Fenerbahce dhuron gjithçka (video)

Derbi mes Besiktas dhe Fenerbahces, i vlefshëm për javën e 11-të të Superligës turke, ashtu siç dhe pritej ka dhuruar emocione dhe spektakël nga fillimi në fund. Besiktas e nisi shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe krosimit të Cerny për El Bilal Toure, ky i fundit dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 21-të, Emirhan Topcu dyfishon shifrat për Besiktas, pas një kombinimi të bukur me E.B.Toure. Kur gjërat dukeshin perfekte për Besiktas, ndodh ajo që më së paku pritej. Në minutën e 25-të, Orkan Kokcu lë Besiktas me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj Edson Alvarez. Por, arbitri nuk mjaftohet me kaq,...