‘Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha’- Kofsha, i riu që i sjell Shqipërisë dy medalje

‘Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha’- Kofsha, i riu që i sjell Shqipërisë dy medalje

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha fitoi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinj dhe U-23 për peshën deri në 94 kg. 20-vjeçari, në provën e parë në shkëputje, ngriti 158 kg. Në vazhdim ia doli të ngrinte 162 kg, duke thyer rekordin personal, e më pas, në tentativën e tretë me 167 kg, dështoi. Ndërsa në stilin e shtytjes ngriti me sukses 191 kg. Në provën e dytë ishte i suksesshëm me 194 kg, por në fund nuk ia doli me 198 kg. Por edhe në dygarësh ai u ngjit në podium. Peshëngritësi shqiptar tregoi emocionet për këto medalje të fituara. “Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha“, tha Kofsha. Kampionati Europian i...