N’Golo Kante drejt rikthimit të bujshëm në Europë, e kërkon Parisi… i vogël

N’Golo Kante drejt rikthimit të bujshëm në Europë, e kërkon Parisi… i vogël

2 Nëntor 2025 18:54 Telesport Një nga surprizat e mëdha të merkatos së janarit mund të jetë rikthimi i N’golo Kante në Europë. Për mesfushorin francez, i cili dëshiron të jetë në formën opitmale, para Kupës së Botës, e kërkon Paris FC. Klubi i dytë i Parisit, që po ashtu luan në Ligue 1, e sheh Kante-n si një përforcim ideal për të arritur objektivin e tyre kryesor për këtë sezon, që është qëndrimi në elitë. Sipas mediave franceze, bisedimet kanë nisur dhe mesfushori është i gatshëm për rikthimin në Ligue 1. Marrëveshja nuk është finalizuar ende, por interesi nga të dy palët është konkret dhe i qartë. Para se të transferohej tek Al-Ittihad, Kante spikati te Leicester dhe më pas erdhi hapi i madh...