Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Do doja një finale ndaj Italisë’, Trajneri i njohur: Shpresoj të fitoj Botërorin
Qëllimi i Carlo Ancelottit është i qartë. Trajneri i njohur kërkon të fitojë Kupën e Botës. Ai do të përpiqet ta bëjë këtë me Brazilin, në në Botërorin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës. Ancelotti tregoi dëshirën e tij të madhe, në një intervistë të dhënë së fundmi. ‘Ëndrra është që të bëj Brazilin të fitojë titullin e 6 botëror…ka shumë pritshmëri, por edhe shumë entuziazëm-është shprehur Ancelotti-fakti që Brazili nuk fiton një botëror prej 24 vitesh, peshon shumë, shpresojmë që të mos bëhen 28. Duam të fitojmë dhe nuk e fshehim. ‘Do të më pëlqente një finale mes Brazilit dhe Italisë, do të ishte diçka e bukur për mua në nivel emocional”- tha Ancelotti.