Chelsea triumfon në derbin e Londrës, Liverpool rikthehet te fitorja në Premier

Chelsea triumfon në derbin e Londrës, Liverpool rikthehet te fitorja në Premier

Arsenali ka konfirmuar deri më tani që nuk ka kundërshtar në kampionat, aty ku kryeson me 25 pikë, por duke bindur në të gjitha sfidat. E fundit e fituar është përballja ndaj Burnleyt në transfertë, e cila u mbyll në shifrat 0-2. Një dominim absolut nga minuta e parë e deri në përfundim për të besuarit e Mikel Artetës, që të dy golat i shënuan që në fraksionin e parë me autorë Gyokeres dhe Declan Rice. Në pjesën e dytë goonersat administruan rezultatin, teksa ia dolën që të largohen me 3 pikë nga Turf Moore. Kjo ishte fitorja e tetë në Premier League për këtë sezon për Arsenal, që regjistron gjithashtu dhe një barazim e një humbje në 10 javë të luajtura. Derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea u mbyll me fitoren e bluve të Marescës që Iu falën një goli të shënuar nga Joao Pedro që...