Kanabis me llamba/ Mbi 1100 rrënjë të sekuestruara, arrestohen dy kushërinjtë dhe shpallet në kërkim 33-vjeçari

Kanabis me llamba/ Mbi 1100 rrënjë të sekuestruara, arrestohen dy kushërinjtë dhe shpallet në kërkim 33-vjeçari

Policia e Shkodrës ka goditur tre ambiente ku kultivohej kanabis me llamba në Malësinë e Madhe. Policia bën me dije se në pranga për kultivimin e këtij kanabisit kanë rënë dy kushërinjtë, Lazer Pepaj dhe Sander Pepaj. “Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Shkodër dhe me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje. Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua...