‘Mos vdeksh kurrë’/ Rama kujton bisedat me Nanon: Ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë

‘Mos vdeksh kurrë’/ Rama kujton bisedat me Nanon: Ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano. Kryeministri Edi Rama: I thonë një fjale, “vdis pa të të dua”. Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë ti ike përgjithnjë. Por sa të paskan dashur e të paskan admiruar mor burr i dheut! Po edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa...