Bruno Cheyrou flet për karrierën e tij dhe jep këshilla për djemtë e rinj

Bruno Cheyrou flet për karrierën e tij dhe jep këshilla për djemtë e rinj

Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, njëkohësisht ish-futbollist i njohur i Lille, Bordeaux, Olympique Marseille, Liverpool dhe Nantes, Bruno Cheyrou, zhvilloi një vizitë të veçantë në Shqipëri, ku mori pjesë në takime të ndryshme në FSHF. Në kuadër të kësaj vizite, ai zhvilloi edhe një takim të hapur me futbollistët e Elite Youth Development Academy në Durrës. Përgjatë takimit të tij ai foli për rëndësinë e projekteve me fokus të rinjtë në futboll, ndau momente nga karriera e tij si futbollist, si dhe dha disa mesazhe të rëndësishme për djemtë kuqezi. “Nëse je me fat që të bëhesh një futbollist profesionist, është shumë mirë për ju, por kaq. Gjëja më e rëndësishme është të bëhesh një njeri i mirë dhe të jesh i lumtur në...