Vrasja në Selenicë, identifikohet autori, policia në operacion për kapjen e tij

Vrasja në Selenicë, identifikohet autori, policia në operacion për kapjen e tij

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së të riut në Selenicë ndërkohë që është vënë në ndjekje të tij. Vlorë/Informacion paraprak në vijim Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A. Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.