Chelsea fiton derbin e Londrës, falë një “dhurate” nga Tottenham (video)

Chelsea fiton derbin e Londrës, falë një “dhurate” nga Tottenham (video)

Derbi i madh i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea-s, i takon “Bluve”, të cilët fituan 0-1, falë golit të Joao Pedro në pjesën e parë. Në minutën e 34-të, i jashtëzakonshmi dhe i kudondodhuri, Moises Ciacedo, përfiton më së miri nga një top i humbur në zonë i kapitenit vendas Micky van de Ven dhe asiston për Joao Pedro, braziliani e kishte fare të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë. Në fund të shtesës në pjesën e parë, “Blutë” pretenduan për një karton të kuq për Rodrigo Bentancur, pasi uruguaiani shkeli me takë Reece James, por arbitri kryesor i takimit u mjaftua vetëm me karton të verdhë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Chelsea-n. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët respektivë, në...