Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Russell provokon Verstappen: Nëse do të vinte te Mercedes nuk do të fitonte asgjë
George Russell dhe Max Verstappen nuk e kanë pëlqyer kurrë njëri-tjetrin dhe vitet e fundit në Formula 1 janë njohur për disa incidente shumë të ashpra. Të dy, jo vetëm që debatojnë në pistë, parakalime dhe strategji, por edhe para medias. Russell ka theksuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë asaj që ai e quan “ngacmimi i Verstappen”. Ndërsa holandezi e ka sulmuar pilotin e Mercedes me fjalë të forta, duke besuar se ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga pamja që ai paraqet para kamerave. Pati një moment në vitin 2025 kur Verstappen dhe Russell mund të kishin qenë shokë skuadre te Mercedes. Drejtori i ekipit Toto Wolff nuk e ka fshehur kurrë interesin e tij për Super Max, dhe u...