32-vjeçarja britanike humb jetën në Jalë, dyshohet për..
Një shtetase 32-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës në Jalë të Himarës, pasi shfaqi probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar më 21 shtator 2026, rreth orës 18:40. E reja, me inicialet I. R., e lindur në Londër, kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit pasi kishte shfaqur shqetësime shëndetësore. Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, ajo ka ndërruar jetë. Nga verifikimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Sipas të dhënave të para, 32-vjeçarja kishte pasur probleme me frymëmarrjen dhe diabetin. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale dhe verifikimet për të përcaktuar plotësisht shkakun...
Burimi:
lajme.al