Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Ju tregoj ku ndryshojnë Zidane, Mourinho dhe Ancelotti si trajnerë”
Ish-lojtari i Alavés dhe i Real Madridit, Jorge Franco Alviz, i njohur si “Burgui”, sot 31 vjeç, i cili u detyrua të largohej nga futbolli në moshën 28-vjeçare për shkak të një bakteri, ka rikujtuar karrierën e tij, ka trajtuar edhe çështje aktuale në një intervistë për gazetën “As”. “Burgui” është stërvitur nga Zidane, Ancelotti dhe Mourinho. I pyetur për këtë, ai tha: “Secili kishte stilin e vet. Mourinho kërkonte shumë, të çonte në limite për të nxjerrë më të mirën nga ti. Ancelotti është shumë më i qetë, ndërsa Zidane ka lënë më shumë gjurmë tek unë. Më trajtonte si një djalë të vetin, më inkurajonte, më jepte këshilla dhe qëndronte me mua pas stërvitjeve për të punuar me finalizimet para portës, që të...