Kryeqytetasit e Dinamos për kornizë në muajin tetor, blutë blindojnë mbrojtjen

Kryeqytetasit e Dinamos për kornizë në muajin tetor, blutë blindojnë mbrojtjen

Mbrëmjen e së mërkurës, Dinamo ka zhvilluar ndeshjen ndaj Partizanit, duke e fituar me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, e kishte të fundit këtë sfidë për muajin tetor, duke mbyllur në këtë mënyrë një muaj fantastik që është për rekord në Superiore. Të besuarit e Dajës kanë zhvilluar 4 ndeshja, nga të cilat kanë arritur të fitojnë 3 dhe kanë barazuar vetëm 1 kundër kampionëve të Egnatias. Kështu, nga 12 pikë të mundshme në këtë muaj, Dinamo ka arritur të marrë 10 të tilla, ndërkohë që pjesa e sulmit ka bërë një punë mjaft të mirë, e madje akoma më të mirë e ka bërë mbrojtja. Në këto 4 ndeshje, Dinamo ka arritur të shënojë 6 gola, teksa nuk ka...