Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – “Nuk është më germadhë siç ka qenë”, rikonstruksioni tek “Isa Boletini”, flasin banorët e zonës
“Nuk është më germadhë siç ka qenë,” – kështu shprehen banorët e pallatit të njohur si “pallati me hark” në sheshin “Isa Boletini”, ku po vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës. Ky projekt është një investim i përbashkët i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë dhe Bashkisë Shkodër, që synon të përmirësojë kushtet e jetesës së banorëve dhe të rrisë efiçencën energjetike të ndërtesës. Punimet përfshijnë termoizolim të plotë, vendosjen e dritareve të reja, rregullimin e fasadës dhe krijimin e hapësirave më funksionale për komunitetin. Për të garantuar përfundimin në kohë, punohet çdo ditë, edhe në fundjavë, me ritme të larta dhe kujdes për detajet. Në bashkëpunim me OSHEE-në, po vendosen gjithashtu linjat elektrike nëntokësore, duke hequr rrjetin e kabllove nga fasadat dhe duke...