Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Dita e zisë kombëtare për Nanon, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet e të gjitha kampionateve të futbollit
Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin Superligë, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen. Në Superligë takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00. Superliga, java 10 Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00 Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00 Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00 FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00 Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00 Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të...