Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kukësi nën mjegull të dendur – vështirësi në qarkullim përgjatë Rrugës së Kombit
Orët e para të mëngjesit dhe paraditja e sotme në Kukës janë shoqëruar nga mjegull e dendur, që ka mbuluar të gjithë qytetin dhe zonat përreth. Fenomeni është më i theksuar në pellgun e luginave dhe përgjatë aksit kryesor të Rrugës së Kombit, ku fushpamja është ndjeshëm e kufizuar. Mjegulla ka përfshirë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa sheshet dhe rrugët kryesore duken të mbuluara nga një perde e trashë mjegulle. Për qytetarët e moshuar, ky fenomen meteorologjik shoqërohet shpesh me vështirësi në frymëmarrje, ndërsa për drejtuesit e automjeteve krijon rrezikshmëri të lartë në lëvizje. Autoritetet policore kanë bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në segmentin Kolsh–Morinë të Rrugës së Kombit. Në pjesën midis ish-uzinës mekanike dhe Kolshit, dendësia e mjegullës është...