Xabi Alonso “kopjon” modelin e dikurshëm të Mourinhos te Real Madridi

Xabi Alonso “kopjon” modelin e dikurshëm të Mourinhos te Real Madridi

Xabi Alonso po formëson gradualisht modelin e tij te Real Madridi, me disa ndryshime të dukshme që nga mbërritja e tij verën e kaluar, pas largimit të Ancelottit, përpara Botërorit të Klubeve. Nga rregulla më të rrepta ditore e deri te përdorimi i dronëve për të analizuar stërvitjet nga ajri, shumë gjëra kanë ndryshuar në Valdebebas. Ky i fundit ishte një vendim i pazakontë para ndeshjes ndaj Liverpool-it. Tradicionalisht, Real Madridi stërvitej në stadiumin ku do të luhej ndeshja, por Alonso vendosi që ekipi të stërvitej në Valdebebas në orën 11:00, më pas të udhëtonte pasdite drejt Liverpool-it, duke shkuar në “Anfield” vetëm për konferencën për shtyp, siç kërkon rregullorja e UEFA-s. Ky ndryshim rikthen “modelin Mourinho”. Portugezi ishte i vetmi trajner i Realit që...